Një grua ka therur gjashtë persona në një autobus që ishte rrugës për në festivalin e qytetit në Siegen.
Policia ka arrestuar 32-vjeçaren, ndërsa ka thënë se nuk ka dëshmi se ka motiv politik apo fetar për sulmin.
Tre nga të sulmuarit janë në gjendje kritike, ka shtuar policia.
Në autobus ishin rreth 40 persona, raporton gazeta gjermane, Bild teksa është theksuar se autorja e sulmit ishte shtetase gjermane./Bild.de