Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka realizuar takimin e parë bilateral në nivel presidentësh me homologun nga Çekia, Petr Pavel.
Ky takim e para e vendit thotë se u fokusua në angazhimin e përbashkët për paqe si dhe në forcimin e partneritetit në mes të dy vendeve.
“Për herë të parë në historinë e raporteve midis Kosovës dhe Çekisë, sot, realizuam takimin e parë bilateral në nivel presidentësh. Takimi i sotëm me Presidentin çek Petr Pavel u fokusua në angazhimin tonë të përbashkët për paqe dhe siguri afatgjate në Evropë, si dhe në forcimin e partneritetit midis dy shteteve tona”, ka shkruar Osmani në Facebook.