Lajçak takon Vuçiqin, diskutojnë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi

I dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuqiq me të cilin kanë diskutuar në lidhje me pritjet dhe hapat e ardhshëm në dialog.

“Ne diskutuam gjithashtu Planin e Rritjes dhe nevojën urgjente që Kosova dhe Serbia të bëjnë përparim në normalizim”- ka shkruar Lajçak në rrjetin social “X”.

Lajçak shtoi se normalizimi i raporteve Kosovë – Serbi është një çështje thelbësore për avancim drejt integrimit.

Takimi mes Lajçak dhe Vuçiq u bë në ditën e dytë në Pragë, ku po zhvillon punimet forumi i sigurisë, GLOBSEC.

Vuçiq, kërkoi nga Bashkimi Evropian një reagim “konkret dhe të qartë” për, siç tha, “mbrojtjen e serbëve në Kosovë”.

Përmes një postimi në Instagram, Vuçiq tha se ka pasur një bisedë të hapur dhe të sinqertë me Lajçakun.

Ai tha se ia ka përcjellë atij “shqetësimin e jashtëzakonshëm për dhunën e fundit në Kosovë, për shkeljen e përsëritur të të drejtave të njeriut dhe për rrezikimin e sigurisë së popullatës serbe nga lëvizjet arrogante dhe ilegale të Kosovës”.

Ai tha se pret reagim nga BE-ja dhe “jo vetëm dënimin e veprimeve të tilla”.

“Serbia mbetet partnere e përgjegjshme e BE-së në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Prishtinën, por do t’i përdorë të gjitha mjetet diplomatike në dispozicion, për të mos lejuar terrorin kundër popullit të saj”, ka deklaruar Vuçiq.

Lexo edhe: Policia me aksion në veri, mbyllen 5 komuna paralele

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika