Osmani në forumin “GLOBSEC”: Aleanca me ShBA-në, më e rëndësishmja e ndërtuar ndër vite

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një fjalim të saj në forumin global të sigurisë, “GLOBSEC 2024” ka thënë se aleanca me ShBA-në është aleanca më e rëndësishme e ndërtuar ndër vite.

E para e vendit ka theksuar kur Kosova ka koordinim me ShBA-në, suksesi është i qëndrueshëm dhe afatgjatë ndërsa kur nuk ka koordinim suksesi është momental.

“Është aleanca më e rëndësishmja, më ekzistencialja, aleanca më e fortë që e kemi ndërtuar ndër vite. Në vitet më të errëta, ShBA-ja ruajti popullin e Kosovës. Kur është baza e suksesshme, sfidat pastaj janë të kalueshme. Kur ka koordinim me ShBA-në, suksesi është më i qëndrueshëm, e kur nuk ka koordinim suksesi është momental, pasi mund të bësh hapa prapa”, ka deklaruar Osmani.

Ajo ka thënë se dallimet në mes të Kosovës dhe ShBA-së nuk janë tek destinacioni por te rruga për të arritur aty.

“Sigurisht se do dëgjoni kohë pas kohe deklarata mospajtimi mes zyrtarëve në SHBA dhe Qeverisë së Kosovës sa u përket disa qasjeve, por kurrë për synimet përfundimtare ose vlerat fundamentale që i ndajmë. Nuk ka mospajtime në faktin se Kosova dhe SHBA-ja duan një Kosovë sovrane, të pavarur, të suksesshme, multietnike, të bazuar në Kushtetutë. Por, nganjëherë qasja drejt ruajtjes së Kosovës demokratike, sovrane dhe të fortë dhe se si e arrijmë atë, mund të dallojë. Qasja, taktikat, nuancat, ka ndryshime në to. Por, nuk ka asnjë ndryshim në atë se çfarë Kosove duam, cilat janë vlerat fundamentale për shtetet tona dhe marrëdhëniet tona”, ka vijuar Osmani.

Osmani në forumin “GLOBSEC”: Aleanca me ShBA-në, më e rëndësishmja e ndërtuar ndër vite

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika