APK-ja krijon aplikacione online për raportim të korrupsionit

Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK), është në fazën finale të dy aplikacioneve online, të cilat do të ju mundësojnë qytetarëve që në kohë reale të raportojnë raste e korrupsionit në të cilat ata hasin.

Këtë e ka bërë të ditur për Ekonomia Online drejtori i APK-së, Yll Buleshkaj, i cili ka thënë se kjo agjenci është duke punuar në këto platforma për të ngritur cilësinë dhe transparencën e punës së agjencisë.

Buleshkaj ka thënë se janë duke punuar edhe në rritjen e numrit të punëtoreve në Agjenci, pasi sipas tij, zyrtarët aktualë janë të ngarkuar me shumë se 200 raste në vit.

“Si agjenci jemi duke punuar në disa drejtime për t’i përmirësuar shërbimet tona. E para jemi duke punuar në ngritjen e kapaciteteve tona, këtë vit na janë lejuar 15 pozita shtesë si agjenci. Jemi me kërkesë që vitin e ardhshëm t’i kemi edhe 10 pozita në mënyrë që edhe verifikimi të bëhet me i saktë e në mënyrë komode sepse ka zyrtarë që janë të ngarkuar me shumë se 200 raste në vit. Në qoftë se i shumëzojmë për familjarë atëherë i bije që ka numër ekstrem të rasteve. Jemi duke u mundura që ta korrektojmë sa më shumë cilësinë, por në anën tjetër zyrtarët nuk munden pafundësisht të punojnë edhe pas orarit të punës që ta mbërrijnë afatin ligjor. Kemi kërkuar staf shtesë, po shpresojmë që do ta pranojnë”, ka thënë Buleshkaj.

Buleshkaj ka thënë se aplikacioni i parë në të cilin është duke u punuar, për raportim të korrupsionit nga ana e qytetarëve, është i modelit Korean dhe se ai është duke u zhvilluar me përkrahjen e qeverisë së Koresë së Jugut, përmes UNDP-së në Seul dhe UNDP-së në Kosovë.

Ai ka shpjeguar edhe formë se si funksionon kjo platformë, duke shtuar se raportuesi në këtë aplikacion mund të mos e zbuloj identitetin e tij.

“Jemi duke zhvilluar edhe aplikacione për raportimin e korrupsionit të cilat janë të zhvilluara në modelin e Koresë së Jugut, i cili është një model mjaftë i avancuar i quajtur ‘Portali i Pastër’, ku secili qytetarë i Koresë mund të raportoj çfarë do shkelje, qofshin ato shkelje etike, administrative, penale e të tjera. Pastaj agjencia e tyre, i shqyrton nëse bien në mandatin e tyre i heton, e në qoftë se jo i përcjell tekë institucionet tjera. Edhe ne jemi në proces të zhvillimit të një platforme të tillë, kjo zhvillohet me përkrahjen e qeverisë së Koresë së Jugut, përmes UNDP-së në Seul dhe UNDP-së në Kosovë. Jemi duke zhvilluar një aplikacion i cili shumë shpejt do të vihet në funksion, i cili është i ngjashëm më atë Korean. Në këtë mënyrë secili qytetar mund të raportoj në mënyrë elektronike në çdo kohë shkeljet që mund ti vërejnë, e pastaj ato klasifikohen të ne dhe nëse bien ne mandatin e Agjencisë në zhvillojmë hetimin. Ky portal e ngrit edhe cilësinë e punës dhe transparencën e punës së Agjencisë. Secila palë që raporton rastin që në mënyrë elektronike ta përcjell se në çfarë hapi gjendet rasti i raportuar”, ka thënë ai.

Drejtori i APK-së ka thënë se janë duke punuar edhe në platformën e dytë, ku qytetarët mund të raportojnë më zë rastet 24 orë në ditë.

“Jemi në proces të zhvillimit të një aplikacioni tjetër për raportim më zë 24 orë në ditë i cili do të funksionoj në parim të sistemit me tekst. Secili qytetar mund të raportoj ngjashëm me thirrjet automatike, ku mund të raportosh dhe merr këshilla automatike pa marr parasysh se cilën kohë thërret. Do të jetë thirrje pa pagesë , secili qytetar në çdo kohë mund ta përdor thirrjen pa pagesë. Për ne është e rëndësishme që edhe në kohën kur nuk jemi në zyre në të mund të këshillojmë qytetarin. Këto janë disa zhvillime që do të jemi në trend me zhvillimet globale. Do të jemi shumicën e rasteve para rajonit dhe jemi në trend me zhvillimet evropiane. Këto dy platforma shumë shpejt do të lansohen, njëra vetëm është e përfunduar tjetra është në fazën finale”, ka thënë ai.

Buleshkaj është shprehur se janë në përfundim të ndryshimit në procesin e deklarimit të pasurisë përmes sistemit elektronik, ku secili hap i punës së zyrtarëve mund të monitorohet nga mbikëqyrësit.

“Në anën tjetër ne jemi duke përfunduar ndryshimet në deklarimin e pasurisë në sistemin elektronik, kemi edhe sistemin elektronik të menaxhimit të rasteve është një punë me transparente. Në secilin hap i punës se zyrtarit, mbikëqyrën nga mbikëqyrësit e tyre përmes sistemit elektronik, duke përfshirë edhe unë mund të shoh se ku është hetimi, ku po ka ngecje. Është një lehtësi e madhe në menaxhimin e të gjitha rasteve sepse janë shumë. Po ashtu jemi duke punuar në transparencën e Agjencisë, jemi duke punuar në web faqen, tonë duke tentuar ta popullojmë më shumë me informata që janë të rëndësishme”, ka thënë ai./EO

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika