Një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Ferizaj, njofton Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.
Në raport thuhet se viktima jetonte me djalin dhe gruan e tij.
Pas konsultimit me prokurorin, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Rasti nën hetime.
“Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Viktima jetonte në banesë me djalin dhe gruan e tij. Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e PK-së.