Një person ka vdekur si pasojë e plagëve që ka marrë nga të shtënat me armë që kanë ndodhur në orët e mbrëmjes në lagjen ‘Aktash’ në Prishtinë.
Prokuroria e Prishtinës ka konfirmuar për kallxo.com se një person është i vdekur, ndërsa ende nuk dihet saktë numri i të plagosurve.
Avdush Bajgora, mjek kujdestar në Qendrën Emergjente ka konfirmuar për Dukagjinin se janë pesë pacientë që po trajtohen në QKUK.