Një person është therur me thikë sot rreth orës 18:00 në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë.
Lajmi u konfirmua për Dukagjinin nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti njoftoi se “Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person.”
Ndërsa i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.