Turqia arreston Liridon Rexhepin, i cili dyshohet se menaxhonte rrjetin financiar të Mossad-it në Turqi

Liridon Rexhepi, i identifikuar si kreu i rrjetit financiar të Mossad-it në Turqi nga Organizata Kombëtare e Inteligjencës (MIT), u arrestua nga Departamenti i Antiterrorit i Policisë së Stambollit, raporton Anadolu.

Sipas informacionit të marrë nga burimet e sigurisë, Rexhepi dyshohet se ka menaxhuar rrjetin financiar të Mossad-it në Turqi.

Rexhepi, për të cilin është përcaktuar se ka kryer incizime me dron dhe aktivitete operative psikologjike kundër politikanëve palestinezë me udhëzimet e Shërbimit izraelit të inteligjencës, mësohet se ka transferuar para për personelin e terrenit në Turqi, që përpilonin informacione lidhur me Sirinë.

MIT ka përcaktuar se të gjitha lëvizjet e Rexhepit, veçanërisht lëvizjet e dyshimta në llogaritë e tij, janë monitoruar dhe ai ka bërë transferta të shumta parash për personelin në terren në Turqi nëpërmjet Western Unionit. Aktivitet e tij janë monitoruar nga 25 gushti kur ai ka hyrë në Turqi.

Si rezultat i punës së koordinuar midis MIT-it dhe Departamentit të Antiterrorit të Policisë së Istanbulit, Rexhepi është ndaluar më 30 gusht. Rexhepi në deklaratën e tij në polici pranoi se ka transferuar para, ndërsa me urdhër të gjykatës u arrestua.

Si rezultat i operacioneve të MIT-it, është përcaktuar se Mossad-i, për personelin e tij në terren në Turqi ka transferuar para nga vendet e Evropës Lindore, veçanërisht nga Kosova.

Si rezultat i monitorimit të parave, u mësua se personeli në terren në Turqi i transferonte paratë që vinin nga Kosova në nënburime në Siri përmes Western Unionit dhe kriptomonedhës./Anadolu

Në mënyrë jozyrtare Televizioni Dukagjini, ka mësuar se tashmë Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës (MPJD), ka dërguar një kërkesë tek autoritetet e Turqisë për të marrë informacione më shumë se për çka bëhet fjalë sa i përket arrestimit të Rexhepit.

Megjithëkëtë, deri në publikimin e këtij artikulli, ende nuk ka ndonjë përgjigje.

Ndërsa, Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë një konference për media, tha pak para nisjes së konferencës pranuan pyetje nga Turqia lidhur me këtë rast.

“Në këtë drejtim, na kanë dërguar edhe pyetje me shkrim për rastin në fjalë posa hyra në këtë konferencë dhe për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, sepse në përgjithësi këto informacione janë të ndjeshme, sidomos kur jepet informacioni pa u kryer një veprim siç duhet. Unë kam kërkuar nga drejtori i departamentit të më njoftoj vetëm për çështjet të cilat mund të njoftohet publiku”, tha ajo duke shtuar se më vonë gjatë ditës Ministria e Drejtësisë do të japë informacione të tjera për këtë rast.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika