Haxhiu: E kemi ndryshuar Ligjin për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë, kemi adresuar 4 çështje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se me urgjencë kanë adresuar gjetjet e Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ajo u ka bërë thirrje partive politike që ta mbështesin ligjin e ndryshuar.

“Ne nuk kemi draftuar një ligj të ri. Nuk kemi pasur nevojë të draftojmë një version të ri të ligjit, por kemi adresuar vetëm katër çështje”, ka deklaruar ajo në një konferencë për medie.

Sipas saj, versioni me ndryshimet ka rikonstruktuar komisionin mbikëqyrës.

“Sapo të kemi deklaratat e Ministrisë së Financave dhe Qeverisë së Kosovës, ne do ta procedojmë sërish versionin me ndryshime. Sipas njoftimeve që kam nga kabineti, brenda javës do të kemi këto dy deklarata dhe menjëherë do ta procedojmë në Qeveri e më pas në Kuvend”, ka theksuar ajo.

Ndryshe, më 26 qershor, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Në vendim, Kushtetuesja i ka vlerësuar në kundërshtim me Kushtetutën katër nene të këtij ligji, por tha se duke pasur parasysh rëndësinë e këtyre neneve dhe pa ndryshimin dhe plotësimin e tyre nga Kuvendi i Kosovës, Ligji për Byronë Shtetërore “është shpallur i pavlefshëm në tërësinë e tij”.

Lënda në Kushtetuese u dërgua nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Vendimi i Kushtetueses ishte kritikuar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila kishte thënë se kjo lëndë u dërgua në gjykatë, për të “sabotuar” reformën në drejtësi.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika