Në qytetin e Gjakovës gjatë ditës së djeshme (03 shtator) rreth orës 14:45 janë arrestuar tre persona.
Siç njofton Policia e Kosovës, të dyshuarit për motive të panjohura kanë sulmuar me mjete të mprehta (thika) dy persona.
Lidhur me rastin viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.
“Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, dhe njëri është liruar,” thuhet në raportin e policisë.