Berisha: Çdo veprim i Qeverisë në veri është për qëllime elektorale

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka akuzuar Qeverinë se vendimi për hapjen e urës së Ibrit dhe çdo veprim në veri është për arsye elektorale

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka kritikuar veprimet e Qeverisë për shtrirjen e sovranitetit në veri të Kosovës, duke theksuar se këto veprime janë të motivuara nga arsye elektorale.

Sipas Berishës, ndërmarrja e hapave për hapjen e urës së Ibrit është e duhur, por metodologjia që po përdoret nga kryeministri Albin Kurti është e gabuar.

“Po shihet hapur se edhe veprimi i urës edhe çdo veprim tjetër, domethënë shtrirja e sovranitetit që po e quan qeveria është për arsye elektorale, sepse nuk ratifikohet ndërkombëtarisht nëse e bën të kalueshëm urën”, ka thënë Berisha.

Ai ka theksuar se komuniteti serb në veri refuzon të pranojë institucionet e Kosovës dhe se shtrirja e sovranitetit nuk përbëhet vetëm nga hapja e urës, por nga funksionimi i institucioneve të shtetit në atë zonë.

“Ne jemi për hapjen e urës, sepse është në frymën e marrëveshjeve, kjo ka pasur të hapet në 2017-ën. Por metodologjia është e gabuar, sot ke një veri ku refuzohesh nga komuniteti serb t’i kanë braktis institucionet, po thuhet se ka sovranitetit nuk është kjo, por me funksionu institucionet e shtetit atje”, ka deklaruar Berisha në “Debat Plus”.

 

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika