Berisha: Subvencionet për librat shkollorë janë të pamjaftueshme

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka kritikuar vendimin për subvencionet e Ministrisë së Arsimit për librat shkollorë, duke theksuar se është politikë e gabuar.

Sipas Berishës, ndihma për fëmijë nuk është e mjaftueshme dhe ndalimi i fondeve prej një eurosh nga banka është problematik.

Ai theksoi se janë subvencionuar diku deri në 200 mijë fëmijë për libra dhe se me ato para, shteti do të kishte mundësi të blinte librat dhe të evitonte mungesën e tyre.

Berisha akuzoi ministren e Arsimit se këtë vendim për subvencionim e ka marrë për avancimin e interesave personale, duke theksuar se kjo është bërë në dëm të shkollave dhe të familjeve.

“Një nuk janë të mjaftueshëm, një euro ia ndal banka, me i pas dy fëmijë ja ndalë dy euro e kështu me radhë. Dikur deri 200 mijë fëmijë janë subvencionuar për libra, llogarite nga një euro apo dy euro, sa euro i ka ndalë banka, me ato para kishin pasur mundësi shteti me i ble ato libra e mos me mbet edhe dy javë pa libra, unë personalisht nuk po mundem t’ia blejë djalit librat. Ka qenë politikë e gabuar, kjo është bërë për avancimin e disa kompanive që kanë interesa personale, zonja ministre e Arsimit e para me atë kompaninë e Shqipërisë”, ka deklaruar Berisha në “Debat Plus”.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika