MPJD-ja bën thirrje që të shmanget transiti përmes Serbisë

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka ftuar qytetarët e Kosovës dhe diasporën që të shmangin kalimin transit përmes territorit të Serbisë

Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka bërë thirrje për qytetarët e Kosovës dhe diasporës që të shmangin kalimin transit përmes territorit të Serbisë.

Sipas njoftimit të MPJD-së, ky rekomandim erdhi pas paralajmërimeve nga të ashtuquajturit  “Këshilli Organizativ për Bllokada” në Serbi, i cili njoftoi se më 6 shtator do të zhvillohen bllokada të rrugëve që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Kosovën.

MPJD-ja ka theksuar se qytetarët duhet të shmangin të gjitha hyrjet dhe daljet në vendkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë për të evituar ndonjë shqetësim ose vonesë gjatë kalimit.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u bën thirrje të gjithë shtetasve të Republikës së Kosovës, përfshirë pjesëtarët e mërgatës, që kanë planifikuar apo janë duke planifikuar kalimin tranzit përmes territorit të Serbisë, të shmangin të gjitha hyrjet dhe daljet në vendkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo thirrje vjen pas paralajmërimeve të të ashtuquajturit “Këshill Organizativ për Bllokada” në Serbi, i cili ka bërë të ditur se më 6 shtator 2024 planifikohen bllokada të rrugëve që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, MPJD-ja ka inkurajuar qytetarët dhe diasporën që të ndjekin me kujdes zhvillimet dhe paralajmërimet nga burime zyrtare të institucioneve të Republikës së Kosovës, për të shmangur dezinformatat dhe lajmet e rreme.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika