Policia e Kosovës ka intervistuar Ivan Zaporožacin, kryetar i të ashtuquajturës Autoritetit të Përkohshëm të Komunës së Mitrovicës.
Intervistimi i tij është bërë në orën 11:00, ndërsa gjatë ditës pritet që të intervistohen edhe Igor Simiq e zyrtarë të tjerë që kanë udhëhequr me institucionet ilegale paralele në veri të vendit.
Në total, Policia e Kosovës ka ftuar 5 persona për intervistim.
Gjatë ditës, Lista Serbe kanë mbajtur një konferencë për media, ku Igor Simiq, ftesat e Policisë për udhëheqësit e këtyre institucioneve ilegale i ka konsideruar si persekutim politik.
Ai megjithatë, ka theksuar se do t’u përgjigjen ftesave.
Policia merr në pyetje pesë të dyshuar lidhur me institucionet e mbyllura paralele