Scholz dhe Vuçiq flasin në telefon, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Foto/ epa

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, kanë zhvilluar një bisedë telefonike.

Siç njofton qeveria gjermane, temë diskutimi ishte edhe dialogu Kosovë – Serbi.

“Kancelari foli edhe për rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për të,” thuhet në njoftim.

Kurse Scholz i ofroi mbështetjen gjermane Vuçiqit edhe për të siguruar standarde të larta mjedisore dhe të qëndrueshmërisë në minierat e litiumit në Serbi.

“Kancelari Federal ofroi mbështetjen gjermane, ndër të tjera, për të siguruar standarde të larta mjedisore dhe të qëndrueshmërisë në minierat e litiumit në Serbi. Ai iu referua projekteve përkatëse gjermane për minierat e litiumit dhe sugjeroi ndarjen e ekspertizës ekzistuese mbi projektimin e qëndrueshëm dhe miqësor ndaj mjedisit të projekteve të tilla,” thuhet në njoftimin e qeverisë gjermane.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika