Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak sot ishte në vizitë në Kosovë ku pati një takim me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi dhe tha se është arritur pajtim për një rund të ri të dialogut në nivel kryenegociatorësh, por nuk tregoi ndonjë datë për mbajtjen e këtij takimi.
E për këtë takim, analisti politik, Afrim Kasolli në emisionin “FIVE” thotë se do të jetë vetëm për menaxhim të krizave.
“Nëse mbahet ky takim, e shoh si funksion të asaj që ka të bëjë me përpjekjet e BE-së për menaxhimin e krizave, situatave të tanishme të cilat kanë ndodhur”, ka deklaruar Kasolli.
E avokati, Tomë Gashi ka thënë se vizitën e Lajçakut në Kosovë e sheh vetëm si “arsyetim të rrogës”.
“Lajcaku ka ardhë në Prishtinë veç të arsyetojë rrogën. Ka qejf edhe sa muaj i kanë met në mandat, mu ndi i rëndësishëm, njëfar lloj VIP-i”, ka deklaruar Gashi.