Bllokohen pjesërisht rrugët në dy pika kufitare në mes të Serbisë dhe Kosovës

Dy vetura dhe disa persona e bllokojnë rrugën në pjesën serbe të pikëkalimit kufitar mes Serbisë dhe Kosovës, Merdarë, 6 shtator/ FOTO REL

Rrugët në pjesën serbe, që çojnë drejt dy pikave kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë, Merdarë dhe Jarinjë, janë bllokuar pjesërisht pasditen e së premtes.

Dy vetura, njëra me një flamur serb në dritaren e pasagjerit, dhe disa persona pranë tyre shihen të vendosur në mes të rrugës që çon në pikën kufitare drejt Kosovës, në Merdarë, raporton REL.

Një qytetar serb ka kaluar kufirin nga Serbia për në Kosovë, në pikëkalimin kufitar të Jarinjes, i cili ka thënë se “ka persona që po protestojnë, por nuk kanë ndaluar qarkullimin dhe kemi kaluar pa problem.”

 

Siç është paralajmëruar, rrugët do të bllokohen edhe në dy pikat e tjera kufitare ndërmjet Serbisë dhe Kosovës – Jarinjë dhe Bërnjak – si dhe afër pikëkalimit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, në Kula.

Kryetari i së ashtuquajturës “Shoqatë e qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës për Kosovë”, Rasha Rojeviq, ka njoftuar se sot do të fillojë bllokada shumëditore e pikave kufitare drejt Kosovës – Merdar, Jarinjë dhe Bërnjak.

Rojeviq kishte deklaruar se bllokadat do të zgjasin derisa Policia e Kosovës të tërhiqet nga veriu dhe serbëve t’u kthehen institucionet e mbyllura paralele.

Nën dyshimet se lëshonin dokumente të falsifikuara, të premten Policia e Kosovës ndërmori një aksion për mbylljen e 5 institucioneve paralele serbe, komunës se Qarkut të Mitrovicës së Kosovës, komunës paralele të Mitrovicës së Veriut, të Zveçanit, të Zubin-Potokut dhe asaj të Leposaviqit.

Situatë e qetë aktualisht në Jarinje

 

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika