Kurti nuk dëshiron t’i komentojë bllokadat në pikat kufitare – “Sot kemi festë”

Kryeministri Albin Kurti, i cili ka vizituar festivalin e vjeljes së rrushit “Hardh Fest” në Rahovec, ka thënë se “sot kemi festë”, kur është pyetur për bllokimin e pikave kufitare ndërmjet Kosovës e Serbisë, të cilat nisën sonte në mbrëmje.

Ai ka preferuar të flasë për verërat që i ka degustuar në panairin e këtij festivali. Kurti e pranoi se ka provuar goxha shumë sonte dhe se e ka të vështirë ta zgjedhë më të mirën.

Sipas tij, verërat e Rahovecit janë cilësore dhe mund të krahasohen me ato franceze.

Ai tutje ka treguar edhe për ndihmën e Qeverisë për vreshtarët dhe verëtarët e Kosovës.

“Ka shumë verëra të mira, nuk mund ta zgjedh vetëm një. 100 mijë veta e vizitojnë ‘Hardh Festin’ dhe unë i inkurajoj të gjithë që të vijnë sonte, ose nesër apo pasnesër mbrëma. Duke ardhur këtu, ne i mbështesim edhe vreshtarët edhe verëtarët tonë. Nga 8 milionë litra verë që prodhohen, 7.8 milionë janë për eksport. Këtu ka ndikuar shumë Ministria e Bujqësisë, e cila i ka mbështetur me 1050 euro për hektarë vreshtarët, ndërkaq verëtarët i ka mbështetur me 8 centë për litër”, ka thënë kryeministri, raporton EO.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika