Në 25-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka publikuar një video të ish-kryeministrit Hashim Thaçi.
Thaçi kishte inauguruar shkollën e Shërbimit Policor të Kosovës, që pas pavarësisë së vendit u shndërrua në Polici të Kosovës.
Në postimin në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se “që nga ajo ditë me dhjetëra mijëra qytetarë të Kosovës kanë shërbyer në uniformën e vendit, duke garantuar sigurinë, paqen dhe stabilitetin në vend.”
Krasniqi shprehu mirënjohje ndaj grave dhe burrave që kanë shërbyer me nder e përgjegjësi.