Pikëkalimet në Merdar e Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura nga ana e Serbisë edhe të shtunën.
Kështu bëhet e ditur në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.
Ndërsa në pikëkalimin në Jarinje mëngjesin e së shtunës po zhvillohet pa ndonjë problem qarkullimi i veturave, përfshirë ato me targa të Kosovës.
Kështu ka konfirmuar për Dukagjinin, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Sipas MPB-së, pikëkalimet në Merdar dhe Bërnjak janë të mbyllura plotësisht.
Bllokimi ka filluar mbrëmë, teksa ky paralajmërim u bë nga “Këshilli për Bllokada i Serbisë” pasi Policia e Kosovës mbylli 5 komuna paralele në veri me dyshimet për falsifikim me dokumente.
Institucionet e Kosovës u kanë bërë thirrje qytetarëve që ta evitojnë kalimin nga Serbia.
Lexo edhe: Pas Bërnjakut, Sveçla njofton edhe për mbylljen kufitare në Merdarë
Lexo edhe: Shfaqen persona të maskuar në protestën e serbëve në Bërnjak