Instituti Hidrometrologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën në Kosovë do të mbaj mot me diell dhe vranësira.
Sipas njoftimit, temperaturat më të larta do të shkojnë deri në 29 gradë celsius.
“Të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu me shkarkime rrufesh, kryesisht në pjesën e dytë të ditës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius” – thuhet në njoftim.