Organizata “Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës” (ShkShMK), ka njoftuar se një ekip i tyre ka filluar një operacion të kërkim-shpëtimit në Valbonë respektivisht në Bjeshkët e Nemuna.
“Një ekipë e sapo ka filluar një operacion të Kërkim-Shpëtimit në Valbonë, bjeshkët e Nemuna”, thuhet në njoftim.
“Për informata më të hollësishme do të njoftoheni me kohë”, vijon njoftimi.
Sipas mediumit Klankosova bëhet fjalë për një person turist lituanez që ka dalë për bjeshkatari qysh me datën 5 dhe nuk është kthyer në bujtinë.