Pas vendimit të FFK-së për përjashtimin e Edon Zhegrovës, Florent Muslijës dhe Arjanet Muriq nga grumbullimi për ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Është deklaruar vetë portieri i kombëtares, Arjanet Muriq.
Ai tha se vendimi i marrë nuk ishte aspak i drejtë dhe fjalët që po qarkullojnë nuk janë të vërteta.
“Vendimi për ne nuk ishte aspak i drejtë dhe llafet që po qarkullojnë nuk janë aspak të vërteta”, u shpreh Muriq për Klan Kosova.
Edon Zhegrova, Arjanet Muriq dhe Florent Muslija janë përjashtuar nga grumbullimi me vendim të selektorit, Franco Foda dhe FFK-së.
Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës përmes një komunikate të lëshuar për media.
FFK nuk ka bërë të ditur për veprimet e futbollistëve në fjalë, mirëpo ka shtuar Komiteti Ekzekutiv i FFK-së do të marrë vendim për ta.