Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në “Facebook”, ka shkruar se me vëmendjen shtetërore, po shkohet drejt zbulimeve të reja arkeologjike.
Kurti ka shkruar se po punohet me intensitet në lokalitete arkeologjike plane të menaxhimit, bashkëpunime ndërkombëtare, studime e publikime.
“Arkeologjia si asnjëherë tjetër po merr vëmendjen e duhur shtetërore.”
Ai përmend Ulpianën ku vitin e kaluar u zbulua mbishkrimi dedikim nga Perandori Justinian për Dardaninë.
“Për herë të parë kemi nisur shpronësime në lokalitete arkeologjike. Ulpiana dhe Dresniku me prioritet, për të vazhduar me shpronësime në vende tjera. Në një prej lokaliteteve tona më të rëndësishme, Ulpiana, aty ku vitin e kaluar u zbulua mbishkrimi dedikim nga Perandori Justinian për Dardaninë, po zgjerohet hulumtimi dhe po vazhdojnë gërmimet drejt zbulimeve të reja.”
E projekti i trajtimit të mëtejmë, Kurti thotë se po bëhet në bashkëpunim me ShBA-të.
“Në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vazhdon projekti i trajtimit të mëtejmë të lokalitetit arkeologjik në Dresnik të Klinës. Aty është kryer dokumentimi i të gjitha strukturave me ndihmën e pajisjeve moderne, si skanerët 3D, për të përcaktuar gjendjen aktuale dhe shkallën e dëmtimeve, dhe po hartohet një plan i detajuar për konservimin e lokalitetit. Po zhvillohen plani i konservimit, ai i menaxhimit dhe plani i qasjes, që do të shërbejnë si bazë për mbrojtjen dhe menaxhimin e ardhshëm të këtij lokaliteti të rëndësishëm.”
“Së shpejti do të nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit me Universitetin e Tubingenit në Gjermani. Ky projekt kërkimor i rëndësishëm, që do të realizohet nga Instituti Arkeologjik i Kosovës në bashkëpunim me specialistë nga Gjermania, do të përqendrohet në identifikimin dhe gjurmimin e qendrave paleolitike, si dhe në krijimin e një harte të shpellave dhe lokaliteteve paleolitike dhe mezolitike në Republikën e Kosovës.”
POSTIMI I PLOTË: