Në ish-komunën paralele të Mitrovicës është vendosur flamuri i Kosovës.
Në disa nga objektet që më herët janë përdorur nga institucionet paralele, ditëve të fundit janë vendosur pllaka që tregojnë se tani ato do të përdoren si zyra për disa nga Ministritë e Kosovës dhe departamentet e tyre.
Autoritetet e Kosovës kanë mbyllur pesë institucione paralele serbe, duke thënë se ato kanë vepruar nën udhëheqjen e Serbisë dhe “kanë shkelur kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”.
Ndryshe, komunat paralele të cilat nuk do të operojnë më janë: Qarku i Mitrovicës së Kosovës, komuna paralele e Mitrovicës, komuna paralele e Zveçanit, komuna paralele e Zubin Potokut, komuna paralele e Leposaviqit.