Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën një person është dërguar me autoambulancë në emergjencë, dhe aty ka humbur jetën.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, pasi në vendin e ngjarjes është gjetur një revole me një karikator me katër fishekë, një gëzhojë dhe dy telefona celularë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
“Viktima m/mashkull kosovar është transportuar me autoambulance në emergjence ku më pas ka ndërruar jetë. Ne vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: Një armë e shkurtë (revole)me një karikatorë me katër fishekë, një gëzhojë dhe dy telefona celular. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.