Supremja refuzon kërkesën e Haxhi Shalës për mbrojtje të ligjshmërisë në paraburgim

Supremja e Speciales ka hedhur poshtë kërkesën e Haxhi Shalës për mbrojtje të ligjshmërisë lidhur me mbajtjen e tij në paraburgim

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Haxhi Shala

Gjykata Supreme e Speciales ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për mbrojtje të ligjshmërisë lidhur me qëndrimin e tij në paraburgim.

Vendimi është marrë të hënën nga paneli i gjykatësve Ekaterina Trendafilova, kryegjykatëse, Kristinë van den Vajngart dhe Daniel Fransen.

Sipas njoftimit të Gjykatës Supreme, paneli ka konstatuar se nuk është bërë shkelje thelbësore e procedurave nga ana e Gjykatëses së Procedurës Paraprake, e cila fillimisht urdhëroi mbajtjen e mëtejshme të Shalës në paraburgim, as nga Paneli i Gjykatës së Apelit, i cili e konfirmoi vendimin.

“Më 9 shtator 2024, Paneli i Gjykatës Supreme i përbërë prej Gjykatësve Ekaterina Trendafilova (kryegjykatëse), Kristinë van den Vajngart dhe Daniel Fransen, hodhi poshtë kërkesën e Haxhi Shalës për mbrojtje të ligjshmërisë lidhur me mbajtjen e tij në paraburgim. Paneli konstatoi se nuk është bërë shkelje thelbësore e procedurave nga ana e Gjykatëses së Procedurës Paraprake e cila fillimisht urdhëroi mbajtjen e mëtejshme në paraburgim të të akuzuarit, dhe Panelit të Gjykatës së Apelit i cili e konfirmoi vendimin”, thuhet në njoftim.

Në këtë rast, përveç Shalës, akuzohen edhe Ismet Bahtjari dhe Sabit Januzi.

Aktakuza e ngritur më 4 tetor 2023, i ngarkon ata me tentativë për të bindur një dëshmitar të mos japë dëshmi.

Të akuzuarit janë nën hetim për përpjekje për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrës së tyre përmes kërcënimeve të rënda, ndodhur midis 5 dhe 12 prillit 2023.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika