Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, i cili siç ka thënë ai, ka ngritur shqetësime të forta për situatën e serbëve në Kosovë, ka theksuar se ia ka bërë të ditur Vuçiqit se duhet të diskutojnë për të gjetur zgjidhje të dakorduara në dialogun Kosovë – Serbi.
Ai gjithashtu ka thënë se vizita e tij në Beograd synoi përgatitjen e takimit të radhës në mes të Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve.
Vuçiq pas takimit me Lajçakun: Brenda 72 orësh përgjigjemi me masa serioze
“Në takimin tim sot me presidentin Vuçiq në përgatitje të takimit të radhës të kryenegociatorëve, ai ngriti shqetësime të forta për situatën e serbëve të Kosovës. Theksova se duhet të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje të dakorduara në Dialog”, ka shkruar Lajçak në një postim në platformën X.
Gjatë vizitës në Prishtinë, ditë më parë, Lajçak ka thënë se është arritur pajtueshmëri për rundin e ri të dialogut mes kryenegociatorëve – Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit – mirëpo nuk ka dhënë hollësi se kur do të zhvillohet takimi.
In my meeting today with @predsednikrs @avucic in preparation of the next meeting of Chief Negotiators, he raised strong concerns about the situation of the Kosovo Serbs. I stressed that we need to discuss and find agreed solutions in the Dialogue. pic.twitter.com/2zLaYWNch9
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) September 10, 2024
Lajçaku pritet të takohet me Vuçiqin për përgatitjen e rundit të ri të dialogut Kosovë-Serbi