Njohësi i çështjeve të sigurisë, Valdet Hoxha, ka thënë se vizita e kryeministrit Albin Kurtit sot në veri, ishte e zakonshme dhe se në rrethana të tjera s’do përbënte as lajm.
Ai, në “Five” të TV Dukagjinit, tha se këto vizita do të shpeshtohen për shkak se, sipas tij, janë afër zgjedhjet e përgjithshme.
“Jemi në një fushatë paralektorale, do të shpeshetohen këto vizita, nuk është vizitë përmbajtësore, është vizitë normale, në kushte normale nuk do të duhej të ishte temë. E pamë edhe një përshëndetje simbolike me ushtarët e KFOR-it, do të mësohemi këto ditë me disa vizita. Të paktën të kursehemi te vizitat e disa ministrave, të paktën shkon kryeministri bëhet temë më serioze. Është vizitë shtetërore e zakonshme nën petkun elektoral”, tha ai.