Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person i cili ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Arabisë Saudite për “mashtrime financiare”.
Policia e Kosovës, gjegjësisht njësiti (Fast Kosova) me mbështetje të zyrtarëve policorë, kanë arritur të lokalizojnë dhe më pas të arrestojnë në Prishtinë personin e kërkuar.
“Personi i arrestuar, me inicialet M.Th.K., ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Arabisë Saudite për përfshirje në veprimtari penale (mashtrime financiare),” thuhet në njoftimin e policisë.
Policia njofton se ndaj personit të arrestuar do të vazhdojnë procedurat e parapara për raste të tilla në koordinim me institucione tjera, përfshirë organet e drejtësisë.