Pjesa e parë e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, e cila po zhvillohet në kuadër të rrethit të dytë të Ligës së Kombeve, ka përfunduar pa gola. Edhe pse të dyja skuadrat patën mundësi për të shënuar, rezultati mbeti i pandryshuar.
Jasir Asani pati një përpjekje që u ndalua nga mbrojtja gjeorgjiane. Arbër Hoxha gjithashtu provoi fatin me një gjuajtje nga larg, por nuk arriti të tundte rrjetën e kundërshtarëve.
Kuqezinjtë u përpoqën me të gjitha forcat të kalonin në avantazh, por përpjekjet e tyre nuk u konkretizuan në gola.