Volodymyr Zelensky, presidenti ukrainas ka zhvilluar vizitë në qytetin jugor të shkatërruar nga lufta, Mykolaiv, ka konfirmuar të shtunën zyra e tij.
“Presidenti inspektoi ndërtesën e administratës shtetërore rajonale të Mykolaiv, e cila u shkatërrua si rezultat i një sulmi raketor nga forcat ruse”, shkruhet në deklaratën e zyrës së Zelenskyt.
Në këtë deklaratë, zyra e presidentit Zelenskyt nuk ka specifikuar ditën se kur u zhvillua vizita.
Në mars të vitit 2022, një raketë ruse ka shkaktuar një vrimë në ndërtesën e administratës shtetërore rajonale të Mykolaiv duke lënë të vdekur të paktën 37 persona.
Forcat ruse arritën në periferi të Mykolaivit në fillim të marsit, por më pas u kthyen në skajet lindore dhe jugore të rajonit, ku luftimet po vazhdojnë.
Shumë nga lagjet në qytetin port të Mykolaiv tani janë të shkreta, të shkatërruara nga bombardimet, ose të braktisura nga banorët që kanë ikur të sigurt në Evropë ose gjetkë në vend.
Ndërsa, Rusia dhe Ukraina janë përqendruar në pjesën më të madhe të burimeve të tyre në javët e fundit në luftën për kontrollin e rajonit industrial lindor të Donbasit.