Sonte, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të mbahet debati i parë presidencial ndërmjet nënkryetares Kamala Harris dhe ish-presidentit Donald Trump.
Ky debat pritet të jetë një nga më të rëndësishmit në fushatën e zgjedhjeve presidenciale të këtij viti, duke trajtuar çështje të ndjeshme dhe me ndikim të gjerë në politikën amerikane.
Sipas kryetarit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, i cili raporton nga Minnesota për RTV Dukagjini, debati do të prekë një sërë temash kyçe.
“Një serë çështjes të rëndësishme do të ngritën në debatin sotëm, sic janë; ekonomia, imigracioni, politika e jashtme dhe të tjera, të drejtat e grave, çështja e abortit që i ndajnë të dyja partitë më të mëdha në SHBA.
Debati ka disa rregulla; mikrofonat e kandidatit tjetër do të fikën në momentin që njëri prej tyre flet. Pritet të jetë një debat i jashtëzakonshëm që do të ketë reagime të shumta menjëherë pasi të përfundojë. Do të dihet se kush fituar debatin. Në shtetin ku jemi në Minesota, është një shtet i kaltër, ku demokratët fitojnë por një serë shtetesh tjera do të jenë vendimtare”, ka thënë Rexha.
Kujtojmë se një debat presidencial në qershor i dha fund fushatës së presidentit amerikan, Joe Biden, pas një paraqitjeje katastrofike kundër Trump.