Qeveria e Kosovës ka miratuar të mërkurën projektligjin e ndryshuar për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.
Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar këtë projektligj si një nga nismat më të rëndësishme të Qeverisë së tij.
Ai ka theksuar se pavarësisht tendencave për ta zvarritur jetësimin e këtij ligji, byroja do të krijohet dhe do të shërbejë për t’i kthyer shtetit pasuritë e përfituara jashtëligjshëm dhe për të parandaluar abuzimet me buxhetin e shtetit.
“Pavarësisht tendencave për ta zvarritu jetësimin e këtij ligji të rëndësishme Byroja do të bëhet, jetësimi i konceptit të konfiskimit civil si zotim i yni, përveçqë do ta ruajë pasurinë publike dhe do t’i kthejë shtetit njëkohësisht atë që është përfituar kundërligjshëm. Byroja gjithashtu do të shërbejë si parandalim që kurrë më të mos keqpërdoret buxheti i shtetit dhe pozita zyrtare”, ka thënë Kurti.
Projektligji u ndryshua pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese në qershor, e cila shpalli disa nga nenet e tij si të pavlefshme.
Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shpjeguar se ndryshimet në projektligj përfshijnë katër nenet që ishin hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese. Ligji për Byronë Shtetërore ishte miratuar nga Kuvendi i Kosovës në shkurt 2023, por pak ditë më vonë ishte dërguar në Kushtetuese nga Partia Demokratike e Kosovës për shqyrtim.
“Nuk kemi draftuar një ligj të ri sepse nuk ka pasur nevojë për këtë, por kemi adresuar katër çështje të cilat janë konsideruar në kundërshtim më Kushtetutën. Sipari adresimi i retroakiviteti të ligjit, ndryshimi i ri e ka përfshinë konceptin e pamundësisë objektive si një element kyç procedural që ofron mekanizëm mbrojtës për ata që nuk mund të sigurojnë prova për shkakto kalimit të kohës ose faktorëve të tjerë objektiv.
Qartësia e periudhave kohore për verifikimin e pasurisë, Kushtetuesja e ka theksuar nevojën për qartësi dhe parashikueshmëri në lidhje me periudhat kohore. Ndryshimet e reja sigurojnë që periudha e verifikimit të pasurisë të lidhet më periudhën kur zyrtari publik ka qenë në funksion. Duke lejuar përjashtimi zgjatjen për 5 vite pas përfundimit të ushtrimi të funksionit nëse vlerësohet pasuria është dukshëm më lartë se të ardhurat e ligjshme.
Versioni i ri ka ristrukturuar komisionin mbikëqyrës duke përfshirë tre anëtarë të emëruar nga Kuvendi dhe drejtorin e Agjencisë për Parandalimit e Korrupsionit dhe drejtorin e Njësitit të Inteligjencës financiare”, ka thënë Haxhiu.