Nga operimi i dronëve “Bayraktar” në Gjakovë te raketat “Javelin”; Maqedonci për arsenalin e ri të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës do të pajiset me raketa amerikane Javelin deri në fund të vitit. Ai gjithashtu konfirmoi se aeroporti i Gjakovës është funksional

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të pajiset së shpejti me raketa amerikane Javelin, një hap ky që do të forcojë ndjeshëm kapacitetet e mbrojtjes së vendit.

Sipas ministrit Maqedonci, pjesa e parë e pagesës për këto sisteme raketash është ekzekutuar në mars të këtij viti, ndërsa kësti i dytë pritet të paguhet deri në fund të vitit.

“Ministria e Mbrojtjes është duke vazhduar me procedurat e prokurimit për blerjen e këtyre sistemeve në FSK. Në mars të këtij viti e kemi ekzekutuar pjesën e parë të pagesës për sistemin Javelin. Deri në fund të këtij viti do të ekzekutohet edhe kësti i dytë për sistemin Javelin dhe jemi në rrugën e duhur për të pasur këtë sistem në kohën e duhur në inventarin e FSK-së”, ka thënë Maqedonci në një konferencë për media.

Në lidhje me aeroportin e Gjakovës, Maqedonci konfirmoi se ky aeroport është tashmë funksional dhe se njësitë e FSK-së po operojnë me dronët Bayraktar nga ky aeroport.

“Sa i përket funksionalizimit të aeroportit të Gjakovës është për t’u theksuar se ai është funksional. Njësitet e FSK-së, më saktësisht ajo ajrore pa pilotë, është duke operuar me dronët Bayraktar në aeroportin e Gjakovës. Ne parashohim investime të rëndësishme atje me qëllim që ta bëjmë funksional dhe që të jetë i gatshëm që t’i përmbushë nevojat operacionale të FSK-së”, ka shtuar Maqedonci.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

Të fundit nga rubrika