Kurti takohet me Spiropalin: Mbështetja e Shqipërisë është përherë e nevojshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropalin.

Spiropali po zhvillon vizitën e parë zyrtare në Kosovë që nga marrja e detyrës së re së fundmi.

Kurti ka shkruar se në këtë takim është diskutuar për bashkëpunimin mes dy vendeve e duke theksuar edhe atë ndërmjet kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Mbështetja e Shqipërisë është përherë e nevojshme dhe e rëndësishme për Republikën e Kosovës, e sidomos kur kjo ndërlidhet me proceset e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, ku Shqipëria është një zë i fuqishëm krah interesave të vendit tonë,” ka shkruar Kurti.

Teksa ka shtuar se produktiv dhe me rezultate të mira është bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve.

“Trashëgimia e bashkëpunimit tonë është produktive dhe me rezultate pozitive, përkrahja e ndërsjellë dhe zhvillimi i përbashkët, për më shumë prosperitet dhe në të mirë të qytetarëve tanë.”

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika