Për nder të 23 vjetorit të çlirimit të komunës së Skenderajt, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka bërë homazhe tek shtatorja e Komandantit Adem Jashari,në Kompleksin Memorial në Prekaz dhe tek Memoriali i Dëshmorëve në Marinë.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi duke nderuar dëshmorët e kësaj komune, u ka uruar qytetarëve të Skënderajt Ditën e Çlirimit.
“Lavdi të përjetshme dëshmorëve e martirëve të lirisë. Urime Ditën e Çlirimit, Skënderaj”, ka shkruar ai.