Aktakuza për rastin Banjska, Maqedonci: Faktori ndërkombëtar duhet ta rrisë presionin ndaj Serbisë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në emisionin “FIVE” në TV Dukagjini

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në emisionin “FIVE” në TV Dukagjini, ka folur për aktakuzën që Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur ndaj 45 personave, përfshirë edhe Millan Radoiçiqin, lidhur me sulmin e armatosur në Banjskë.

Ani pse e vonuar, Maqedonci thotë se kjo aktakuzë do e arrijë qëllimin e saj.

“Edhe pse e vonuar, besoj që aktakuza do të arrijë qëllimin e saj, megjithatë përderisa në Serbi në strukturat shtetërore të Serbisë, vazhdon të ekzistojë idea që Kosova është pjesë e Serbisë, derisa ligjerisht në kushtetutën e Serbisë, Kosova mbetet pjesë integrale e saj dhe derisa kemi një prezencë të jashtëzakonshme të strukturave të armatosura të Serbisë në jug të territorit të saj dhe mbështetje të këtyre grupeve terroriste si grupi i Radojicic,” tha Maqedonci.

Tutje ministri shtoi se duhet bërë më shumë, ai deklaroi se ndërkombëtarët duhet t’i bëjnë presion shtetit serb.

“Faktori ndërkombëtar duhet të rrisë presionin ndaj serbisë, për t’i mbajtur në llogaridhënie jo vetëm akterët që janë involvuar direkt kundër sovranitetit dhe integritetit të Kosovës, dhe jetës së qytetarëve, por edhe ata që kanë ndihmuar për të kryer këto veprime dhe dihet që këto struktura kanë pasur mbështetjen e vazhdueshme të shtetit serb si në furnizim ashtu edhe në trajnimin e tyre,” tha Maqedonci në “FIVE”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika