Gjykata Themelore e Mitrovicës ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj katër personave të arrestuar në veri të Mitrovicës, të dyshuar për ofendim dhe sulm ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Lajmi është konfirmuar nga avokati i të dyshuarve, Shyqyri Syla.
Sipas deklaratës së avokatit Syla, Prokuroria kishte kërkuar fillimisht masën e paraburgimit për të dyshuarit, por gjykata vendosi që ata të mbahen në arrest shtëpiak.
Para mediave njëri nga avokatët mbrojtës ka theksuar se të arrestuarit kanë kërkuar falje publike, po ashtu kanë pranuar që i kanë fyer zyrtarët policorë por jo edhe që i kanë sulmuar.
Ndërkohë, që nga ora 10:00 e paradites, një grup qytetarësh të komunitetit serb kanë protestuar para hyrjes së Gjykatës, duke kërkuar lirimin e personave të ndaluar.
Arrestohen katër serbë në veri për sulm ndaj zyrtarëve policorë