Një zyrtar i lartë i Kosovës ka kritikuar të premten e 17 qershorit kohëzgjatjen e gjyqit ndërkombëtar për ish-luftëtarët të cilët janë në paraburgim në Hagë, të cilët akuzohen për krime lufte gjatë dhe pas luftës 1998-1999 në Kosovë, thuhet në një shkrim të Washington Post.
Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Glauk Konjufca është nisutr për në Hagë të Holandës për t’u takuar me pesë ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), përfshirë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin, Kadri Veseli.
Konjofca ka kritikuar procesin e gjatë duke përmendur të drejtat e të dyshuarve “brenda kornizës kohore më të arsyeshme të mundshme”, raporton “Washington Post”, transmeton PortaliD.
“Nuk po e shohim këtë në Gjykatën Speciale”, ka thënë Konjufca për gazetarët.
Konjufca është lideri i parë më i lartë nga Kosova që viziton të dyshuarit për krime lufte.
Muajin e kaluar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kishte vizituar Hashim Thaçin në Hagë.
Konjufca të shtunën e 18 qershorit ka takuar ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi dhe ish-komandanitn Pjetër Shala, dhe pritet ta takojë edhe ish-shefin e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.
Ndërsa nesër ai do pritet ta takoj ish-presidentin Thaçi, ish-kreun e PDK-së, Kadri Veseli dhe ish-udhëheqësit e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
Kjo gjykatë është pjesë e sistemit ligjor të Kosovës. Muajin e kaluar Gjykata Speciale ka dënuar me burgim dy drejtuesit e OVL-UÇK-së mbi akuzën për frikësim të dëshmitarëve dhe pengim të drejtësisë.