Kuvendi mban seancë plenare, 29 pika në rendin e ditës

Kuvendi i Kosovës mban seancën e parë të sesionit vjeshtor, ku do të diskutohen mbi 29 pika, përfshirë emërime dhe miratime të ligjeve, ndër to edhe për shëndetin riprodhues dhe trashëgiminë kulturore

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës këtë të enjte pritet të mbajë seancën e parë të sesionit vjeshtor të kësaj legjislature.

Në këtë seancë, e cila pritet të fillojë në orën 10:00, në rendin e ditës janë 29 pika.

Deputetët e Kuvendit pritet të diskutojnë për shumë pika të rendit të ditës, në mesin e tyre edhe për miratimin i procesverbaleve nga seancat e mëparshme si edhe zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga radha e komunitetit shqiptar.

Pikë tjetër në seancën e sotme emërimi i shtatë anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, si dhe votimi në lexim të dytë i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Rendi i ditës:

1.    Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

2.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,

3.    Pyetjet parlamentare,

4.    Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit shqiptar,

5.    Emërimi i shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore,

6.    Votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e  politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës  e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,

7.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-313 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe organizatat e grupit të Bankës Botërore,

8.    Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-314 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë mes të Republikës së Kosovës  dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia diellore fotovoltaike në KEK – Porta Globale,

9.    Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,

10.    Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-294 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-197 për Zyrtarët Publikë,

11.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-287 për Këshillin e Sigurisë të Republikës së Kosovës,

12.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-275 për rrugët,

13.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-290 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-013 për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës,

14.    Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,

15.    Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,

16.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-306 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-132 për automjete,

17.    Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-311 për menaxhimin e resurseve ujore,

18.    Shqyrtimi i Projektkodit të sjelljes për deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës,

19.    Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028,

20.    Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH,

21.    Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,

22.    Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,

23.    Shqyrtimi Projekt-Rezolutës për tërheqjen e tri (3) projektligjeve nga shqyrtimi në Kuvend,

24.    Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për arratisjen e personave të dënuar – degradimi i institucioneve të sigurisë,

25.    Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.05/L-090 për sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.06/L-116,

26.    Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për vlerësimin e punës së Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2022,

27.    Shqyrtimi i Raportit të Performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2022,

28.    Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare,

29.    Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, prej tyre, një nga komuniteti shqiptar dhe një nga komuniteti serb.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika