Hapet thirrja publike për mbështetje të familjeve për investim në ngrohje efiçiente

Ministria e Ekonomisë, me mbështetjen e Komisionit Evropian, ka lansuar thirrjen publike për mbështetjen e familjeve në investimin në pajisje efiçiente për ngrohje, me pjesëmarrjen e kryeministrit Albin Kurti dhe ministres Artane Rizvanolli

Në kuadër të pakos emergjente për energji dhe e mbështetur nga Komisioni Evropian, Ministria e Ekonomisë ka lansuar të enjten Thirrjen Publike “Mbështetje konsumatorëve familjarë për investimin në pajisje efiçiente për ngrohje”.

Krahas ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, pjesëmarrës është edhe kryeministri Albin Kurti.

Kurti e Rizvanolli fillimisht kanë bashkëbiseduar me qytetarë për këtë masë.

Të gjithë ata qytetarë të cilët blejnë klimë efiçiente, kalda me biomasë, pompë termike si dhe stufë individuale me biomasë do të subvencionohen nga fondet që janë siguruar nga Bashkimi Evropian.

Qytetarët do të duhet të aplikojnë në platformën E-Kosova për subvencionim.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika