Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, me të filluar seancën e parë të sesionit vjeshtor derisa u ka uruar mirëseardhje deputetëve dhe suksese në sesionin vjeshtor, ka njoftuar se brenda sallës së kuvendit është një mysafir special, i cili edhe ka mundësuar pajisjet për Kuvendin për votim elektronik.
Konjufca në fjalën e tij ka përshëndetur ambasadorin e Luksemburgut, Eric Dietz.
“Në këtë seancë që po e fillojmë e kemi një mysafir special. E kemi të pranishëm ambasadorin e Luksemburgut, Eric Dietz, bashkë me përfaqësuesit e agjencisë së Luksemburgut për zhvillim që na e ka mundësuar këtë teknologji të shkëlqyeshme në Kuvend në mënyrë që ta kemi një Kuvend funksional. Ambasada e Luksemburgut e mundësoi këtë investim”, ka thënë kryetari Konjufca.