Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar paraburgim për Vesel Bunjaku, i cili dyshohet për manipulim me provat pas një përplasjeje me armë zjarri mes familjeve Sekiraqa dhe Capat në lagjen “Aktash” të Prishtinës.
Sipas kërkesës së Themelores që e ka siguruar Dukagjini, Bunjaku dyshohet se ka larguar dhe fshehur dy armë pas përfundimit të incidentit.
“Ekziston dyshimi i arsyeshëm se me date 01.09,2024, sipas orës se kamerave 21:42:16, e cila ka dallim me kohen reale, pas përfundimit te gjuajtjeve mes dy grupeve, me qëllim te fshehjes dhe manipulimet me prova, i pandehuri Vesel Bunjaku merr dy armë, të cilat dyshohet se njëra është e te pandehurit Salih Sekiraçës revole me ngjyrë-te zeze dhe tjetra dyshohet te jetë e te pandehurit Fatos Abazi me ngjyrë të bardhë, me ç’rast shkon ne terasën e lokalit në drejtim te banakut ku nga kamerat e lokalit vërehet: se në dorë mban armë, pastaj del nga pjesa e prapme e lokalit i fsheh armët dhe kthehet në lokal sipas kohës se kamerave 21:42:36 ku në duar nuk ka më asgjë”, thuhet në kërkesën e prokurorisë të siguruar nga Dukagjini.
Arrestohet një i dyshuar për manipulim provash lidhur me vrasjen në Prishtinë