Çavusoglu: Nuk do të lejojmë një konflikt të ri në BeH

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ka deklaruar se Turqia nuk do të lejojë një konflikt të ri në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe se do të angazhohet për një samit trepalësh

Nuk do të lejojmë tensione të reja në Bosnjë dhe Hercegovinë, thotë Çavusoglu

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Mevlut Çavusoglu, ka deklaruar gjatë vizitës së tij në Sarajevë, se Bosnja dhe Hercegovina (BeH) është në një pozicion kyç për sa i përket stabilitetit rajonal, prandaj sipas tij nuk do të lejojnë një konflikt të ri në Bosnje dhe Hercegovinë.

Deklaratat e Mevlut Çavusoglu erdhën gjatë një konference të përbashkët shtypi me homologen e tij boshnjake Jasmina Turkovic në kryeqytetin Sarajevë.

“Bosnja dhe Hercegovina është në një pozicion kyç për sa i përket stabilitetit rajonal, prandaj nuk mund të lejojmë një konflikt të ri këtu në Bosnje dhe Hercegovinë. Të gjithë duhet të veprojnë me përgjegjësi në këtë drejtim,” ka thënë Çavushoglu, raporton AA, trasnmeton Portali D.

Sipas tij, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, dëshiron të mbajë samitin trepalësh Turqi-Bosnjë-Hercegovinë-Serbi në kohën përkatëse.

“Gjatë kontakteve tona në Beograd, pamë se edhe autoritetet serbe janë të gatshme për këtë samit, si dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq”, ka deklaruar ai.

Çavusoglu është takuar të mërkurën me homologun e tij serb, Nikola Selakoviç në Beograd.

Ministri i Jashtëm Mevlüt Çavuşoğlu dhe homologu i tij serb Nikola Selakoviç mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në Beograd, Serbi, 31 gusht 2021. (AA Foto)

Ata shkëmbyen mendime për situatën në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Çavusoglu përsëriti mbështetjen e fortë të Turqisë për Bosnje Hercegovinën dhe rajonin.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim fuqishëm sovranitetin, integritetin territorial dhe stabilitetin e Bosnjës dhe Hercegovinës, siç kemi bërë deri më tani, ka thënë ai.

Po ashtu ai ka thënë se do të vazhdojnë përpjekjet e tyre për stabilitetin dhe zhvillimin e Bosnjë-Hercegovinës, pasi sipas tij këto përpjekje kontribuojnë pozitivisht për të gjitha vendet e rajonit.

“Ne do të vazhdojmë të vazhdojmë përpjekjet tona për stabilitetin dhe zhvillimin e Bosnjë-Hercegovinës në mënyrë gjithëpërfshirëse. Mendojmë se këto përpjekje do të kontribuojnë pozitivisht në mirëqenien e të gjitha vendeve të rajonit”, është shprehur Çavusoglu.

Turkoviç, nga ana e saj, ka thënë se vizita e Çavusoglu vjen në një moment të rëndësishëm për Bosnjën dhe se vizita është një tregues i vazhdimësisë së marrëdhënieve të bazuara në respektin reciprok.

“Stabiliteti dhe zhvillimi i Bosnjë-Hercegovinës është kyç për stabilitetin e të gjithë rajonit,” ka thënë Turkovic.

Çavusoglu është aktualisht në një turne ballkanik. Deri më tani ai ka vizituar Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kroacinë dhe destinacioni i tij i radhës është Kosova.

Ai do të pritet nga homologia e tij kosovare, Donika Gërvalla, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Ministri i Jashtëm turk viziton Kosovën

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika