Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ia ka numëruar presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, kërcënimet me luftë që ia ka bërë Kosovës në dy vjetët e fundit.
Musliu ka theksuar se Vuçiqi ka kërcënuar Kosovën me luftë në tetë raste, një shifër që sipas tij është më e lartë sesa numri i takimeve të Vuçiqit me presidentin rus, Vladimir Putin.
“Vuçiq e ka kërcënuar Kosovën më shpesh sesa është takuar me Putinin! Kosova në dy vitet e fundit është kërcënuar tetë herë me luftë nga Vuçiq! Ne jemi ende në pritje të radhës! Ndoshta sonte?!”, ka shkruar Musliu në X.
Ndërkaq, Vuçiq, në një deklaratë të dhënë pak ditë më parë, paralajmëroi se Serbia do të “përgjigjet” brenda 72 orëve ndaj veprimeve të institucioneve kosovare në veri. Teksa në lidhje me këtë deklarim mediat e kontrolluara nga regjimi i tij kanë paralajmëruar një fjalim dramatik nga Vuçiq, që pritet të mbahet gjatë së premtes, ku ai do të shpallë disa vendime të rëndësishme për Serbinë.
Vucic has threatened Kosovo more often than he has met with Putin!
In the past two years, Kosovo has been threatened with war eight times by Vucic!
We are still waiting for the next one! Maybe tonight?!@avucic #Kosovo #Serbia #Putin #threat #media #Serbia pic.twitter.com/m3rMumqyqR— Agim Musliu (@agim_musliu) September 12, 2024