Edhe zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, është fshikëlluar nga politikani serb, Aleksandër Arsenijeviq, në pjesën veriore të Mitrovicës. Arsenijeviq së bashku me disa aktivistë të tjerë serbë fshikëlluan dhe brohoritën.
Vokrri ka pasur edhe një debat me politikanin serb rreth përdorimit të flamurit serb.
Ndërkaq, para një dite, Arsenijeviq bashkë me një grup të personave të tjerë kanë fishkëlluar në sheshin e qytetit, teksa kryeministri, Albin Kurti, po vizitonte atë pjesë të vendit – për këtë veprim ai u arrestua dhe u gjobit nga Policia e Kosovës.