Një person është duke u intervistuar nga Policia e Kosovës, në rajonin e Mitrovicës së Jugut.
Arsye e këtij intervistimi është rasti i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit i ndodhur më 24 shtator të vitit 2023.
Rastin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar, zëvendësdrejtori i policisë për veri, Veton Elshani.
“Një person me interes në lidhje me rastin Banjska është duke u intervistu në stacionin policor jug. Pas intervistimit i njëjti do të lirohet,” ka thënë Elshani.