Trump refuzon një tjetër debat presidencial me Harris

Donald Trump ka refuzuar të marrë pjesë në një debat të dytë presidencial me Kamala Harrisin përpara zgjedhjeve të nëntorit.

Ai deklaroi të enjten, pas përballjes së parë mes tyre në Filadelfia, se Harris kërkon një rishfaqje vetëm sepse ai e kishte fituar qartësisht debatin.

Sondazhet e para treguan se publiku mendonte që Harris kishte performuar më mirë se Trump, megjithatë, ish-presidenti i kërkoi Harrisit të fokusohej te puna si nënkryetare.

Ndërkohë, Harris në një miting në Karolinën e Veriut theksoi se qytetarët meritojnë një debat të dytë, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme.

Të dy kandidatët pretenduan fitoren pas debatit, por Trump akuzoi moderatorët për favorizim të Harrisit./BBC

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika